Si lindi “Sonda arkeologjike”?
Sonda arkeologjike, lindi fillimisht si një projekt në lëndën “Gazetaria online”, që zhvillohet në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, viti i dytë, bachelor, në Universitetin e Tiranës.
Synimi i “Sondës arkeologjike”:
Ky është një Blog i krijuar për të pasqyruar në formën e raportimit multimedial, disa nga gjetjet arkeologjike në qytetin e Durrësit.
Këto gjetje kanë një specifikë të veçantë, pasi janë në themelet e godinave të banimit (pallate) dhe informacioni për to është i pakët.
Ato janë zbuluar gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të pallateve dhe megjithë vlerat që mbartin, janë “groposur” në themelet prej betoni.
Ajo çfarë ka mbetur është lënë në harresë dhe janë të pavizitueshme.
Synimi i Sondës arkeologjike është të “shpoj” arkivat, dokumentet dhe të pyes ekspertët për vlerat që paraqesin këto gjetje, me synimin që publiku të informohet për to dhe në të ardhmen të kthehen në site arkeologjike të vizitueshme.
Rreth autorit:
Geri Emiri, student, dega Gazetari dhe Komunikim, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Themelues i “Sondës arkeologjike” dhe realizues i raportimeve multimediale.