Eduard Shehi, arkeolog
Arkeologu Eduard Shehi, ka kryer një studim në gjuhën italiane mbi strukturat e lashta të zbuluara, mbi aspektin topografik të tyre, të...
RRETH KËSAJ:
(Fotografi e mozaikut me kryqin e Meandrit, gjatë kohës kur u zbulua. Marrë nga AdriaNET TV)
Mozaiku me “kryqin e Meandrit”, është zbuluar përpara 11 vitesh në nëntokën e qytetit të Durrësit.
Sipas shefit të Departamentit të Arkeologjisë, Afrim Hoti, i cili drejtonte punimet, mozaiku ishte i vendosur në një banesë antike, si pjesë e dyshemesë luksoze të saj. Ndërtimi i tij i përket shekullit të I, të erës sonë.
Mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje, në formën e kryqit të thyer.
Sipas Hotit, që ka bërë publike përmasat e mozaikut, ai kishte një sipërfaqe prej 7 m² dhe se ishte i punuar në tekniken bardhë e zi.
“Rreth 70% e mozaikut është në gjendje të mirë. Gurët e zinj nga koha kanë marrë një refleks blu të errët”, është shprehur Afrim Hoti në atë kohë (2005).
Mozaiku u zbulua gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një pallati në lagjen nr.11 të qytetit të Durrësit, ku u zbuluan edhe rrënojat e një lagjeje antike.
Sipas arkeologut Hoti, interesant ishte fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplaseshin disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine.
Aktualisht mozaiku ndodhet i konservuar (mbuluar me rërë) dhe së bashku me rrënojat e lagjes antike, gjenden poshtë disa tubave të çarë që shkarkojnë ujëra të zeza.